VIDEO / Plas sherri në Tiranë mes Ilir Demaliajt dhe Kujtim Gjuzit

0

Në një video tashmë të publikuar në rrjetet sociale, shihet një përleshje fizike mes gazetarit Ilir Demaliaj dhe ish-deputetit Kujtim Gjuzi.

Demaliaj përpiqet ta godasë Gjuzin, por ky i fundit tërhiqet pas, më pas Demaliaj e godet me shqelm. Një person i tretë që tenton t’i ndajë shihet teksa bie në shesh.

Ende nuk dihet cila është arsyeja e këtij sherri të ndodhur në hollin e një hoteli në Tiranë.

Kujtim Gjuzi është ish-deputet dhe aleat i Sali Berishës në këto zgjedhje, ndërsa Ilir Demaliaj është një analist politik.