VIDEO/ Plas skandali në Itali, fakte të reja ku shihet gabimi i VAR dhe i gjyqtarit që i mohoi golin e fitores Juventusit

0

Juventus ka barazuar mbrëmjen e djeshme me Salernitana me rezultat 2-2 me një ndeshje spektakolare të zhvilluara në Allianz Stadium.

Në fakt fundi i ndeshjes ka qenë shumë emocionues, por edhe me shumë polemika, pasi Zonjës së Vjetër iu anulua një gol për 3-2 nga VAR për pozitë jashtë loje.

Arkadiusz Milik realizoi një gol të bukur me kokë, gol që u anulua pasi mori pjesë në të edhe Leonardo Bonucci që u aktivizua dhe gjyqtarët e anuluan për pozitë jashtë loje.

Kjo solli polemika të mëdha ku pati përplasje edhe mes futbollistëve të dy skuadrave pasi gjyqtari anuloi golin me VAR.

Por një foto e re është publikuar në mediat italiane, ku shihet se Antonio Candreva i mysafirëve është te këndi dhe është para Bonuccit e që gjyqtarët nuk e kanë parë fare.

A ishte i gabuar vendimi i VAR për të mos ta pranuar golin e Juventusit kundër Salernitana?

Megjithatë, janë shfaqur imazhe dhe pamje të reja që duket se vendimi i VAR për të anuluar golin e fitores së Milik ishte i gabuar.

Duket se Antonio Candreva ishte në një distancë prej vijës përfundimtare prej 2,9 metra, derisa Bonucci prej 3,42 metra.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu