VIDEO/ “Po i ndez serbët e po shkon çetnik”, politikanët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut ia marrin këngës pas miratimit të propozimit francez

0

Miratimi i propozimit francez në kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ka sjellë një entuziazëm tepër të madh te politikanët shqiptarë.

Me këngë dhe të buzëqeshur, janë shfaqur Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti bashkë me zëvendësministrin e brendshëm, Nazim Bushi, pas miratimit në Kuvend të propozimit francez, përmes të cilit Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, u hapet rruga për në BE.

Ahmeti dhe Bushi kanë ndarë një video në rrjetet sociale ndërsa i shoqëron kënga kundër Serbisë.

“Na u bënë patare o u plaçin sytë, po i ndez serbët e po shkon çetnikë,”-janë disa prej vargjet e këngës.

Bashkimi Demokratik për Integrim qëndroi fuqishëm e angazhuar në realizimin e këtij pikësynimi për të zhbllokuar rrugën e integrimit bashkë me partnerët e koalicionit qeverisës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu