Policia Speciale e Kosovës ka zhvilluar një operacion në Shtërpcë, një komunë me shumicë serbe, ku kanë rënë në pranga 10 persona, mes të cilëve edhe ish-kryetari i Komunës, Bratislav Nikoliç, Drejtori i Urbanizmit dhe disa zyrtarë të tjerë të komunës së Shtërpcës.
Në lidhje me këtë aksion ka reaguar edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, i cili pasi ka konfirmuar aksionin, është shprehur se arrestimi i tyre është bërë pasi ata akuzohen për shpërdorim detyrë, ndërsa shtoi se aksioni po vijon edhe në këto momente.
Bratislav Nikoliç, Ish-Kryetari i Komunës së Shtërpcës
Sipas burimeve jozyrtare, aksioni po kryhet për shkak të keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe marrjes së ryshfetit, në lidhje me punimet e ndërtimit në Brezovicë.
Policia e Kosovës përkatësisht njësia e Krimeve Ekonomikë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, janë duke një aksion në gjerë kundër korrupsionit me ndërtimet në Brezovicë.
Sipas disa mediave janë bastisur më shumë se dhjetë zona, prona dhe shtëpi të ish-kryetarit të Shtërpcës dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të Listës Serbe. Shtërpca është një zonë ku serbët përbëjnë shumicën e popullsisë.





