VIDEO/ Putin merr fjalën, delegatët evropianë braktisin forumin ndërkombëtar në Kinë

0

KINË-Delegatët evropianë kanë braktisur një forum bashkëpunimi ndërkombëtar të organizuar nga Kina, kur presidenti rus Vladimir Putin do të niste fjalimin e tij.

Presidenti rus mbërriti në Kinë si i ftuar në Iniciativën “Brez dhe Rrugë” (BRI), projekti infrastrukturor shumë miliardë dollarësh i Pekinit që synon rritjen e pozitës globale të vendit duke e lidhur Kinën me pjesë të tjera të botës përmes rrugëve, trenave dhe investimet e projektit portual, raporton “Independent”.

Presidenti kinez Xi Jinping hapi ceremoninë në prani të disa liderëve botërorë dhe më shumë se 1000 delegatëve në dhe ndau skenën me Putin.

Por presidenti i Rusisë u bojkotua nga disa delegatë evropianë, përfshirë ish- kryeministrin francez Jean-Pierre Raffarin. Videot nga forumi treguan Raffarin dhe delegatë të tjerë duke u larguar nga sallat ndërsa zoti Putin ishte vendosur të jepte komentet e tij pas Xi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu