VIDEO/ Referendumi në Serbi, politikani thyen kutinë e votimit: Pamjet bëjnë ‘namin’ në rrjet

0

Srdjan Nogo, ish-funksionar i lëvizjes Dveri, ka votuar në referendumin e sotëm që po zhvillohet në Serbi dhe ka thyer kutinë e votimit.

Si pasojë, Ministria e Brendshme e Serbisë ka bërë të ditur se i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, shkruajnë mediat serbe.

Ndërkohë në rrjetet sociale po shpërndahet një video ku shihet Srdjan Nogo teksa fut një fletë votimi në qendrën e tij të votimit, më pas merr kutinë e votimit dhe e hedh në dysheme.

Se regjistrimi është autentik e ka konfirmuar për mediat serbe edhe Prokuroria.

Kujtojmë se sot në Serbi po mbahet referendumi për ndryshimet kushtetuese në fushën e drejtësisë.

Sipas të dhënave, gjithsej 12 për qind e qytetarëve kanë shkuar në votime deri në orën 13:00.

Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës dje miratoi rezolutën që shpreh kundërshtimin që në Kosovë të mbahen votime për një referendum të shtetit të Serbisë për ndryshime kushtetuese.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu