Një autobus në fshatin rus Chermuhovo ka shtypur një vajzë 5-vjeçare, e cila po rrëshqiste nëpër akull në afërsi të rrugës – duke përfunduar nën rrotat e këtij mjeti gjigant transportues.
Vajzës i janë thyer të dy këmbët, e incidenti ndodhi para syve të vëllezërve të saj 6 dhe 8-vjeç me të cilët ishte duke luajtur, transmeton Telegrafi.
Ajo u dërgua me urgjencë në spital, e në momentin e incidentit shoferi i autobusit tha se kishte parë fëmijët duke rrëshqitur me saja, e pasi kaloi vërejti se autobusi me rrotat e pasme goditi diçka.
Menjëherë ishte ndalur, e pasi kishte dalë nga autobusi kishte parë vajzën duke qëndruar e shtrirë në rrugë.