Ndeshja mes Fluminense-s dhe Bangu-së është luajtur 28 janarin e kaluar, por po bëhet virale në këto orë falë autorit të golit të fitores së ekipit mik. Arsyeja? Emri i tij është… Roberto Baggio.
Nuk është një gabim. Lojtari i Bangu-së, heroi i ndeshjes, mban emrin e Bishtalecit Hyjnor pikërisht në nder të legjendës së futbollit italian. Një familje që, me sa duket, ka qenë e fiksuar me kampionët e futbollit, duke parë se, siç ka shpjeguar Goal, vëllezërit e tij quhen Caniggia dhe Romario.
Futbollisti 26-vjeçar mban emrin e idhullit të babait të tij, i cili, nuk do ta besoni, quhet… Roberto Carlos. Një pasion unik për futbollin dhe për kampionët, aq sa ia ka përcjellë familjes së tij.
Sa për informacion, Roberto Baggio e ka vendosur ndeshjen me një të djathtë të saktë para portierit. Ku i dihet nëse emri do ta ndihmojë të bëhet akoma më i fortë…
GOL DO BANGU!🎥
⚽ ROBERTO BAGGIO
FLUMINENSE 0x1 BANGU #FLUxBAN#Cariocão22 #Cariocão pic.twitter.com/WsJ8kaWNXM
— FUTEBOL INFO (@FUTEBOLINFO7) January 27, 2022