Video-skandali, dënohet me 2 vite burg Safet Gjici dhe 1 vit Alma Kaçi

0

GJKKO ka dënuar me dy vite burg ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjicin.

Bëhet me dije se vendimi është marrë pasditen e sotme, teksa njoftohet se gjykata ka ndërruar akuzën nga “Korrupsion” në “Shpërdorim detyre”.

Po ashtu njoftohet se është cilësuar edhe vepra penale për Alma Kacin, e cila është dënuar për prostitucion, teksa është dënuar me 1 vit burg.

Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici akuzohet për korrupsion pasiv pasi, pëmes përfitimit të parregullt, në formën e favorit seksual, ka premtuar ta ndihmojë Alma Kaçin me projektin e saj të mbrojtjes së qenve.

Videoskandali ku Gjici dhe 40 vjeçarja kryeninin marrëdhënie intime në zyrën e kryetarit në bashkinë e Kukësit doli në media më 16 qershor 2023, ndërsa data e regjistrimit në video ishte 6 qershor 2023.

Gjatë konkluzioneve të palës mbrojtëse, ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici akuzoi drejtpërdrejt ish kreun e këshillit të qarkut Kukës, kundërshtarin e tij politik Abedin Oruçi se fshihet pas kurthit të videoskandalit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu