VIDEO/ Tërmetet me magnitudë të fuqishme godasin Japoninë, mund të ndodhë cunami

0

Dy tërmete të fuqishme kanë goditur Japoninë pasditen e së mërkurës. Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare vendi u trondit fillimisht nga një goditje 6.0 e shkallës Rihter, dhe disa minuta më pas një goditje me magnitutë 7.2 pasoi.

 

Ndërkohë, po shqyrtohet mundësia për cunami. Kujtojmë se Japonia shtrihet në atë që quhet Unaza e Zjarrit në Paqësor dhe për këtë arsye goditet shpesh nga tërmetet e fuqishme.

Nëpër media sociale janë publikuar nga qytetarët video të ndryshme që tregojnë ndërtesa dhe orendi duke u lëkundur pas goditjeve të fuqishme sizmike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu