Video/ U largua nga PL dhe iu bashkua PS, ish-deputeti i opozitës ia merr valles me Elisa Spiropalin

0

Një lëvizje surprizë ndodhi brenda radhës së opozitës, ku deputeti i Shkodrës Agron Çela braktisi Partinë e Lirisë dhe iu bashkua Partisë Socialiste.

Pak ditë nga ’divorci’ me PL-në, Çela është shfaqur krahas ministres Elisa Spiropali në një eveniment të organizuar nga socialistët e Shkodrës.

Në një video të publikuar në media, Çela dhe Spiropali e ‘djegin’ së bashku në mesin e valles.

Kujtojmë që ditën e djeshme kreu i PL-së Ilir Meta thumboi ish-deputetin e tij, teksa tha se nuk komentonte shoqëruesit e Elisa Spiropalit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu