VIDEO/ U zu me të dashurës se nuk pranoi të dilte, i riu skocez i futet me kamion në shtëpi

0

SKOCI– Një i ri nuk ka duruar dot refuzimin e të dashurës së tij për të dalë në takim dhe debatin e ashpër që patën dhe i ka shkuar asaj me kamion.

Sipas BBC, ngjarja ka ndodhur në Skoci ku i riu, i cili ishte shofer kamioni, pati një debat me të dashurës dhe ju “betua” se do të parkonte kamionin e tij në dhomën e saj të ndenjjes. Dhe kështu bëri.

 

Pasi ka goditur disa herë murin, duke ecur mbrapsht, ai ka futur mjetin në shtëpinë ku në atë moment ndodheshin dy fëmijë. Shoferi tani ndodhet në burg pasi pranoi se drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu