VIDEO/ Vedat Muriqi e nis me gol aventurën në Spanjë

0

Vedat Muriqi e ka filluar në mënyrën më të mirë aventurën e tij në La Liga, ku ka shënuar në ndeshjen e parë.

Sulmuesi ynë debutoi me Mallorcan në ndeshjen e Kupës së Mbretit ndaj Rayo Vallecanos, ndërsa sot ishte ndeshja e parë në kampionat.

Ai e nisi nga minuta e parë dhe ishte rrezik i vazhdueshëm për portën e Cadiz, ndërsa pjesa e parë u mbyll 1-1.

Në pjesën e dytë Mallorca fitoi penallti, në minutën e 64-të, ndërsa nga pika e bardhë gjuajti Muriqi që ishte i saktë për 2-1.

Siç duket sulmuesi i Kosovës po e gjen formën e tij të mirë që e kishte para një kohe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu