E pabesueshme në Elbasan.
Persona të pa identifikuar kanë vjedhur derën e ambulancës së lagjes ‘Çlirimi’ në këtë qytet.
Grabitja u konstatua nga qytetarë të rastësishëm që njoftuan policinë.
Në vendin e ngjarjes shkoi policia, por autori ende nuk është kapur.
Mendohet se dera është vjedhur nga ndonjë përdorues droge për ta shitur për skrap.
Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.







