Vidhet zyra e Drejtorisë së Transportit Rrugor

0

Zyrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor në Kashar kanë rënë pre e një vjedhje.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ndërsa është raportuar sot në mëngjes nga pastruesja e Drejtorisë se Patentave. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se dy persona kanë thyer derën e arkës dhe kanë vjedhur dy kasafortat.

Po ashtu bëhet e ditur se një prej kasafortave, bosh, autorë e kanë lënë në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetrën e kanë marë. Deri më tani nuk dihet shuma që kanë vjedhur autorët. Policia është vënë në ndjekje të autorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu