Një 43-vjeçar shqiptar ka kaluar nga arrest shtëpie në dënim me burg në Itali pasi vijo të kryente trafikim të lëndëve narkotike edhe pse ishte dënuar njëherë pvr të njëjtën arsye.
Sipas mediave italiane, 43-vjeçari i identifikuar si Ermal Lama banues në zonën e Vinçensës ku edhe po vuante dënimi me arrest shtëpie të dhënë më 19 tetor të 2021 për trafik të paligjshëm të lëndëve narkotike.
Por pavarësisht kësaj Lama vijoi të merrej me tregtinë e drogës ku gjatë një kontgrolli të befasishëm nga policia ju gjetën 40 gram kokainë e ndarë në doza gati për t’u shitur. Madje, në fillim të shkurtit të kaluar, oficerët e policisë, gjatë kontrolleve të kujdesshme ndaj subjekteve që iu nënshtroheshin masave shtrënguese, kishin vënë re në disa raste, në afërsi të shtëpisë, praninë e çuditshme e disa të rinjve nga zona e Viçenzës së sipërme, të cilët në rrethanat e kohës dhe të vendit kishin ngjallur dyshime duke përmendur justifikime të rreme për rastet e kontrollit.