Vijojnë zbarkimet e varkave me emigrantë në Itali, 1100 mbërritje në 24 orët e fundit

0

1100 emigrantë nga lindja kanë mbërritur në ishullin Sicilian të Lampeduzës përgjatë 24 orëve të fundit. Sipas mediave, 17 mjete lundrimi mbërriten në mesnatë me 705 emigrantë, ndërkohë të mërkurën 470 emigrantë u shpëtuan nga 13 varka të vogla me të cilat po lundronin në ujërat italiane.

Edhe pse ujërat italiane kanë marrë jetë njerëzish, ku tragjedia më e fundit u shënua më 26 shkurt, sërish vijon fenomeni i emigracionit me varka të vogla me emigrant që vijnë kryesisht nga lindja.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë mbërritur 1100 emigrantë në Lampeduza ku sipas mediave, një trup u gjet pa jetë.

Që nga mesanata kanë zbarkuar në ishullin sicilian 17 mjete lundrimi me 705 emigrantë. Ndërkohë të mërkurën 470 emigrantë u shpëtuan me mbërritjen e tyre nëpërmjet 13 varkave të vogla.

Gjithashtu, në orët e vona të pasdites, një anije u mbyt në zonën e Sarit. Varka 8 metra ishte nisur nga Tunizia. 20 emigrantë me origjinë nga Kameruni dhe Bregu I fildishtë u shpëtuan ndërsa një person u gjet i pajetë.

Bëhet me dije se shumë të mitur dhe gra kanë qenë pjesë e bordeve duke u larguar nga vendet e tyre konkretisht nga Sudani, Jemeni, Liberia, Gambia, Mali, Guinea, Gambia, Burkina Faso, Siria. Sipas raportimeve lundrimi në det të hapur ka qenë I vështirë për shkak të kushteve atmosferike dhe detit të trazuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu