Vijon mosbindja civille e opozitës në kryeqytet/ Paraqitet e qetë situata te “Rruga e Elbasanit”

0

TIRANË- Vijon mosbindja civile e opozitës në kryeqytet. Në “Rrugën e Elbasanit”, aty ku nisën edhe përplasjet e para, situata tani paraqitet më e qetës.

Sipas raportimeve, policia është tërhequr, ndërsa sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka tha se protesta ishte e njoftuar dhe gjithçka po bëjnë është në të drejtën e tyre.

Noka njoftoi po ashtu se do të vazhdojnë protestën deri në orën 8, ashtu siç ishte paralajmëruar. Qarkullimi vijon të jetë bllokuar te kjo zonë ku po protestohet.