Vijon përplasja! Braçe-Ahmetit: Jepu lekët bujqve, sa ua ke vonuar? Po pres

0

Përplasja mes biznesmenit Ejup Ahmeti dhe deputetit socialist Erion Braçe vijon ende. Pasi Ahmeti e konsideroi spekulues, Braçe nuk ka hequr dorë nga akuzat. Në një tjetër postim, krah fotos së Ahmetit, ish-zëvendëskryeministri e akuzon biznesmenin se ka para për tu dhënë bujqve për produktet që u ka marrë dhe nuk ua ka shlyer ende. Socialisti e konsideron viktimizim përgjigjen e sipërmarrësit dhe në statusin që i kërkon llogari përmend edhe një makinë të cilën siç duket ai e përdor aktualisht, BMV SERIA 7.

Brace shton se të mos paguash per mallin që blen, të ndërtosh një skemë shantazhi për bujq që presin të marrin lekët e mallit, është një krim penal duke hedhur akuza të forta mbi Ahmetin. Deri më tani, biznesmeni nuk ka replikuar në lidhje me kundërpërgjigjen e Braçes.

Reagimi i plotë:

EJUPIT NISI TI DRIDHET ZERI! HERO TI? Degjo ti? Leri keto budallalleqe sipas te cilave te fitosh para ti, te beka hero! Kthehu ketu dhe pergjigju: KE PARA PA PAGUAR TEK BUJQIT TE CILEVE JU KE MARRE MALLIN-PRODUKTIN E PUNES SE TYRE APO JO? SA ARRIN VLERA? SA MUAJ VONESE KE NE PAGESAT PER TA? Kete bej te paren; LERE VIKTIMIZIMIN SE NUK TE SHKON, JE BIZNESMEN I MADH TI! Po te kujtoj se te mos paguash per mallin qe ble, me keq te ndertosh nje skeme shantazhi e varesie per bujq qe presin te marrin leket e mallit, mundit e djerses se tyre eshte krim penal. Nderkohe, per cfare shpifa une; PER FONDIN AFER 100 MILION LEKE NGA QEVERIA?
PER RRUGEN E NDERTUAR NGA FSHZH? PR LINJAT E ENERGJISE E UJIT, NDERTUAR NGA OSHEE DHE BASHKIA? PER TVSH QE KE PERFITUAR NE SHIFRA TE FRIKSHME NGA TATIMET?
PER CMIMET NE EKSPORT QE JANE KACAFIU NE RAPORT ME CMIMET QE JU PAGUAN BUJQVE?

Kush nuk eshte e vertete nga keto? Mos u shih tek pasqyra e BMV SERIA 7, pergjigju ketu! Nderkohe, ku e gjete kete “zhvatjen” se une se kam kerkund ne postimin tim? Apo te foli Frojdi brenda teje dhe gjuha shkoi tek dhembi? Nderkohe akoma, vertete e ke qe “ai (une) nuk kam bere asgje per bujqesine shqiptare”? Shiko qyq me leke; Skema e Tvsh e barabarte ne blerje e shitje, eshte amendim ne ligj qe mban firmen time; Skema e Tvsh zero per imputet bujqesore, eshte amendim ne ligj qe mban firmen time; Skema e Tvsh zero per makineri e paisje bujqesore, eshte amendim ne ligj qe mban firmen time; Skema e naftes falas eshte pjese e nje insistimi konstant e te vijueshem deri ne realizim si angazhim edhe i imi; E gjithe skema e vaditjes se Lushnjes e Divjakes ne degen e Lushnjes, degen e Krutjes, degen e Cukasit, sistemin e Divjakes eshte pune e imja; Nje hidrovor i ri ne Divjake dhe nje tjeter ne Karavasta qe sapo nisi, jane punet e mia; Te gjitha te bera nen kete Qeveri qe ti dhe soji yt politik e peshtyn sot! Cfare quan pune per Bujqesine ti or qyq; TE TE JAPESH LEKE TY NUK ESHTE PUNE, TE VISH TE HASH E PISH ME TY NUK ESHTE PUNE; e di mire ti kete! Tani, nese vijon po ta kujtoj edhe nje here pyetjen: KE PARA PA PAGUAR BUJQVE PER MALLIN QE JU KE BLERE, NE Ç’VLERE DHE NE Ç’AFAT? Po pres!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu