Vijon vala e shkarkimeve në bashkinë Tiranë/ Anuela Ristani i heq të gjithë bashkëpunëtorët e Veliajt në institucion

0

TIRANË- Vala e shkarkimeve nga detyra në Bashkinë e Tiranës po vijon ende, teksa Erion Veliaj mbetet në burg. Mësohet se kryetarja e komanduar në Bashki, Anuela Ristani ka vijuar me heqjen nga detyra të drejtuesve dhe punonjësve të afërt me Veliajn.

Burime të Dosja.al bëjnë me dije se, Ristani ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Protokollit dhe drejtoreshën e Shërbimeve Mbështetëse. Ndërkohë që së bashku me këta janë hequr nga puna dhe një numër punonjësish, përfshirë shoferë, sekretare dhe staf mbështetës.

Fillimisht Ristani me urdhër të kryeministrit Edi Rama ka hequr nga puna sekretarin e Përgjithshëm, Alban Dokushin si dhe nënkryetaren e bashkisë Tiranë, Sara Goxhajn, pasi kjo e fundit u vendos nga Veliaj si kryetare e komanduar në bashki.