Viktimat në Bullgari po udhëtonin me “Besa Trans”, familjarët u kërkojnë llogari

0

– Autobusi që u aksidentua në orët e hershme të mëngjesit në Bullgari, ku humbën jetën të paktën 46 persona, është i agjencisë “Besa Trans”, e cila organizon turne turistike dhe tregtare drejt Stambollit.

Kompania, autobusi i së cilës u dogj në një aksident automobilistik në autostradën Struma në Bullgari, është e regjistruar në Kyustendil. Agjencia turistike “Besa Trans” funksionon që nga viti 2011, ndërsa nga viti 2019 menaxher i saj është Azdren Zuberi, shtetas maqedonas me origjinë shqiptare. Kompania ka selinë në Kyustendil, por gjithashtu ka disa zyra në Shkup dhe qytete të tjera në Maqedoninë e Veriut.

Një grup qytetarësh, familjarë dhe miq të viktimave që udhëtuan me këtë linjë janë mbledhur para selisë së kompanisë në Shkup, duke u interesuar për të dashurit e tyre.

Sipas informacioneve të para me autobusin në fjalë udhëtonin kryesisht persona të moshës së re të cilët ktheheshin nga një ekskursion. Kryeministri Zoran Zaev tha se kjo është një tragjedi e tmerrshme ku 12 fëmijë janë nën moshën 18 vjeçare, ndërsa të tjerët janë të rinj rreth moshës 20-30 vjeçare.