Vit i ri, përplasje të njëjta, Izraeli raporton se është sulmuar me 2 raketa nga Gaza që kontrollohet nga grupi islamist

0

Ushtria izraelite tha se dy raketa të hedhura nga Gaza kanë rënë në Detin Mesdhe, në afërsi të bregdetit të Tel Avivit në orët e para të 1 janarit. Ushtria tha se nuk ka lëshuar sirena paralajmëruese dhe nuk janë ndërmarrë masa mbrojtëse.

Hamasi, grupi islamist palestinez që kontrollon Gazën, nuk ka komentuar për këtë incident të raportuar. Vitin e kaluar, Hamasi vazhdimisht ka hedhur raketa në drejtim të Izraelit, gjatë konfliktit 11-ditor që rriti tensionet në Jerusalem. Por, që prej majit të vitit të kaluar është në fuqi një marrëveshje e armëpushimit.

Ushtria izraelite në një raport të publikuar muajin e kaluar tha se pesë raketa apo mortaja ishin hedhur nga Gaza, që prej se marrëveshja e armëpushimit hyri në fuqi. Më 29 dhjetor 2021, nga të shtënat me armë në Gaza u lëndua një civil izraelit. Kjo shtyri që ushtria izraelite të kundërpërgjigje dhe si pasojë u plagosën tre palestinezë.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu