Vizita e fundit zyrtare në Kosovë, Meta: Jetike që dy vendet tona t’i mbrojnë shpinën njëra-tjetrës

0

Presidenti, Ilir Meta ka postuar një status në rrjetin social facebook, ku ka shkruar mbi atë që ishte vizita e fundit e tij zyrtare në Kosovë duke mbajtur postin e presidentit të Shqipërisë.

Në postimin e tij, Meta shkruan se ishte jetike që dy vendet t’i mbronin shpinën njëra-tjetrës.

Postimi i Plotë nga presidenti, Ilir Meta:

ËSHTË JETIKE QË SHQIPËRIA DHE KOSOVA T’I MBROJNË SHPINËN NJËRA-TJETRËS! 👐🇦🇱❤️🇽🇰
Shumë i lumtur të zhvilloj sot vizitën e fundit zyrtare në Prishtinë, si President i Shqipërisë, në një ditë kaq të mrekullueshme për kombin tonë, 12-vjetorin e konfirmimit nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e pavarësisë së Kosovës.
Një nga ditët më të bukura për mua të cilën pata fatin ta përjetoja si Ministër i Jashtëm i Shqipërisë.
Shqipëria dhe Qeveria e saj në atë periudhë bënë çdo gjë për këtë triumf të drejtësisë ndërkombëtare në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu