Policia greke do të jetë në gatishmëri ditën e nesërme, e cila ka planifikuar masa të rrepta sigurie dhe trafiku, në kuadër të vizitës treditore të Papa Françeskut në Athinë. Protothema shkruan se sipas informacioneve nga burime policore, më shumë se 3500 punonjës policie do të jenë në dispozicion për zbatimin e masave, nga të gjitha shërbimet dhe veçanërisht nga Policia Rrugore, e cila është përgjegjëse për sigurimin e lëvizjes së qetë dhe të shpejtë të Papës gjatë vizitave të përfshira në programin e tij.
Në këtë kuadër, gjatë tre ditëve 4-6 dhjetor 2021, në rrugët e Atikës do të kryhen rregullime emergjente të qarkullimit rrugor, me ndërprerje dhe devijime të qarkullimit, ndërsa gjatë lëvizjes së Papa Françeskut, qarkullimi i mjeteve të tjera do të devijohet.