Vizita e parë jashtë Shqipërisë, Gledis Nano në takim me drejtorin e Policisë së Kosovës: Për bashkëpunimin dhe ndërveprimin

0

Kreu i Policisë së shtetit Gledis Nano ka kryer vizitën e tij të parë zyrtare jashtë vendit, ditën e djeshme ai është pritur në takim nga Drejtuesi i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti bashkë me drejtues të tjerë të lartë të policisë.

Në këtë takim mësohet se është diskutuar për çështje me interesa të përbashkëta dhe për ndërveprimin mes dy policive të dy vendeve.

Njoftimi në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës:
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti priti në takim drejtorin e përgjithshëm të Policisë së shtetit, z. Gledis Nano
Sot, më 29.10.2021, delegacioni nga Shqipëria në krye me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së shtetit z. Gledis Nano, qëndruan për një vizitë zyrtare në drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Kosovës, ku u mirëpritën nga drejtori i përgjithshëm i PK-së, z. Samedin Mehmeti së bashku me drejtuesit më të lartë të Policisë.

Drejtori i Përgjithshëm z. Mehmeti, fillimisht u dëshiroi mirëseardhje përfaqësuesve nga Policia shqiptare dhe njëherit i uroi detyrën e re z. Nano si drejtori i përgjithshëm i Policisë së shtetit, të cilin e njoftoi se Policia e Kosovës e vlerëson lartë bashkëpunimin në mes të dy institucioneve në të gjitha fushat e sigurisë dhe jo vetëm.

Ky takimi ishte i karakterit njoftues, por u shfrytëzua mundësia e diskutimit edhe rreth temave me interes të përbashkët, si shkëmbimi i eksperiencave dhe përvojave të deritanishme si dhe avancimi i mëtejmë i bashkëpunimit dhe ndërveprimit në mes të dy policive të të dyja vendeve.

Palët u zotuan për vazhdim të bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e sigurisë, mbështetjen në fusha specifike në mes të dy institucioneve policore, që rezultojnë në bashkërendimin akoma më të mirë në luftën e përbashkët ndaj veprimtarive kriminale, krimit të organizuar dhe atij transkufitar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu