Vizita “sekrete” në SPAK: ambasadorja Kim bisedon gati 30 minuta me Arben Krajën

0

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka qenë mesditën e sotme në zyrat e Prokurorisë Speciale SPAK. Kjo vizitë e papritur dhe “sekrete” vjen në të njëjtën ditë që nga organi më i lartë i akuzës ëhstë konfirmuar se kanë nisur verifikimet për ministrat e propozuar për Qeverinë Rama 3.

Për më shumë se 30 minuta, Yuri Kim ka qëndruar në një takim “kokë më kokë” me vetë shefin e SPAK Arben Kraja.

Përmbajtja e bisedës së tyre nuk bëhet me dije, në një kohë që shtatori është cilësuar shpesh si muaji i arrestimeve të bujshme. Kim i ka kërkuar shpesh kreut të SPAK që struktura që ai drejton të godasë korrupsionin në nivele të larta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu