Vjedhja në zyrën elektorale të PD Cërrik, reagon policia: Nuk janë konstatuar thyerje apo dëmtime të objektit

0

Policia ka reaguar në lidhje me denoncimin e bërë nga Partia Demokratike, se në degën elektorale në Cërrik, ka ndodhur një vjedhje.

Sipas policisë, nga këqyrja paraprake në vendngjarje nuk janë konstatuar thyerje apo dëmtime të objektit.

Zyrtarët e PD pretendonin se nga zyra elektorale janë vjedhur një kompjuter dhe në televizor.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 07:40 të mëngjesit të sotëm, ka kallëzuar shtetasja A. Ll., me detyrë sekretare e degës së subjektit politik “Partia Demokratike e Shqipërisë”, Cërrik, se në ambientin e marrë me qira (lokal), për qëllime elektorale, ka konstatuar se mungonin 1 kompjuter dhe 1 televizor.

Nga këqyrja paraprake në vendngjarje nuk janë konstatuar thyerje apo dëmtime të objektit.

Në drejtimin e Prokurorisë, grupi i posaçëm hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e rastit.