Lushnjë/ Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike” shtetasin Vladimir Krasniqi, 45 vjeç, banues në Çukas, Lushnjë, pasi në banesën e tij është konstatuar duke vjedhur energji elektrike.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt” shtetasin Luan Çela 57 vjeç, banues në Ngurrëz, Lushnjë, pasi në fshatin Ngurrëz, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, i pa pajisur me leje drejtimi, është përplasur me motomjetin tip “Kinlon” me drejtues shtetasin K. Gj., 20 vjeç, i cili është dëmtuar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.