Vjedhje, kanabis dhe të dehur në timon, arrestohen 4 persona në Korçë

0

Katër persona kanë rënë në prangat e Policisë së Korçës, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Mes tyre është një 20-vjeçar, i cili është dënuar me 20 ditë burgim për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt. Po ashtu u arrestua një 31-vjeçar, i cili është kapur në flagrancë me lëndë narkotike të llojit kanabis sativa. Një tjetër ka rënë në pranga pasi ka vjedhur një telefon celular.

Njoftim i plotë Policisë së Korçës:

Vihen në pranga 4 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim Xh. Q., 25 vjeç, banues në qytetin e Bilishtit, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 06.07.2021, e ka dënuar me 20 ditë burg për veprën penale “Drejtimi i​ automjetit në mënyrë të parregullt”.​

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të shtetasit S. S., 31 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 16, Korçë, gjatë kontrollit fizik që shërbimet e policisë ushtruan ndaj këtij shtetasi, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, të shtetasit I. T., 30 vjeç, banues në fshatin Vishocicë, Devoll, pasi ky shtetas u kap në qytetin e Bilishtit, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Vjedhja” të shtetasit O. T., 39 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 1, Korçë, në ambientet e brendshme të një biznesi, ky shtetas ka vjedhur një telefon celular në pronësi të shtetasit B. Q. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu