Vjedhje, mosbindje ndaj policisë dhe disa shkelje të tjera ligji/ Arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Greqi

0

GREQI- Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar nga efektivët e grupit DIAS në Aharnes. Autori është akuzuar për vjedhje, mosbindje, shkelje të ligjit për substancat e varësisë dhe drejtimin e automjeteve pa leje drejtimi.

Bëhët me dijë se efektivët e policisë kanë pikasur një automjet me dy persona në zonën e Aharnes dhe i kanë bërë shenjë drejtuesit të ndalojë. Por i akuzuari është larguar me shpejtësi, duke synuar të arratiset. Ndërkohë efektivët e policisë kanë ndaluar mjetin në një vend afër dhe e kanë dërguar në Prokurorinë Aharnes, e cili e ka lënë në paraburgim.

Siç u konstatua, mjeti ishte vjedhur një muaj më parë nga zona e Aharnes, ndërsa 43-vjeçarit i mungonte leja e drejtimit të kërkuar dhe, përveç kësaj, iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël kokaine.