Vjehrra pëson shok dhe sëmuret sapo mëson se kë do të kishte nuse

0

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, dhe bashkëshorti i saj ,Fisnik Syla, kanë qenë kryefjala e mediave rozë javëve të fundit.

Ata kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni luksoze në Ishujt Maldive, e ndërsa së fundmi janë rikthyer në Kosovë, në një rezidencë luksoze që e kanë blerë së fundmi në Prishtinë.

Fjolla dhe Fisniku kanë folur gjerë e gjatë për njohjen e tyre, teksa kanë hedhur poshtë disa prej thashethemeve në media që fliteshin për ta.

Është përfolur në disa media se vjehrra e Fjolla Morinës me të mësuar lajmin se ajo do të jetë nuse e saj, kishte pësuar shok dhe ishte sëmurë, dhe se familja e bashkëshortit nuk e kishin pranuar si nuse.

Por një gjë të tillë, Fjolla dhe Fisniku e mohuan kategorikisht.

“Këtu s’ka absolutisht asgjë te vërtet, prindërit e mi biles flasin më shumë me Fjollën në telefon se sa me mua”, tha Fisniku, duke potencuar se gjithçka është një thashethem.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu