Ditën e sotme kryeministri, Edi Rama ka nisur me takimet me drejtuesit e qarqeve. Socialistët u mblodhën në qytetin e Fierit. Mësohet se të pranishëm kanë qenë edhe deputetët socialist jo vetëm drejtuesit politikë.
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka është emëruar nga Edi Rama, e deleguar për të menaxhuar zgjedhjet e 6 marsit në qarkun e Shkodrës. Kujtojmë se aktualisht, bashkia e Shkodrës drejtohet nga kryebashkiakja Voltana Ademi e cila nuk është e zgjedhur nga qytetarët duke qenë se PD nuk mori pjesë në zgjedhjet lokale të 2019.