Vjosa Osmani: Serbia dërgoi vaksina ruse në Afrikë në këmbim të çnjohjes së Kosovës

0

– Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë një deklaratë të fortë, duke pretenduar se Serbia ka kushtëzuar disa vende afrikane që ta çnjohin Kosovën.

Gjatë fjalës së tij në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë “Halifax”, Osmani tha se Serbia kishte ofruar vaksina ruse në kohën kur po përballeshin me mungesën e tyre. Por me kushtin për të dalë kundër Kosovës.

“Rusia ka dërguar shumë vaksina ruse në Serbi. Serbia është e interesuar që ta luftojë Pavarësinë e Kosovës, derisa shumë vende në Afrikë nuk kishin vaksina. Serbia ka përdorur vaksinat ruse duke i dërguar në disa vende në Afrikë duke iu thënë se do t’iu japim vaksina nëse do ta çnjihni Kosovën,”-tha në fjalën e saj Osmani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu