Vladimir Muçaj: Ja si e kanë përdorur kompaninë Albpetrol sh.a dy ish-drejtorët Baftjar Zeqaj dhe Flamur Mato!

0

Nga Vladimir Muçaj: Del sheshit skandali në Albpetrol sh.a pas publikimit të pagave! Ja si e kanë përdorur kompaninë dy sh-drejtorët Baftjar Zeqaj dhe Flamur Mato!

Publikimi i pagave dhe té dhënat personale padyshim përbën një prej skandaleve më të mëdha në tallavanë ekonomiko-Sacial-politike shqiptare! Urojmë dhe shoresojmë që pasajot e këtij skandali të madh të ket sa më pak pasaja tek individë apo subjekte që janë në hallet dhe punët e tyre! Përtej çka ceka më lartë ky publikim ka dhe të mirat e veta përsa i përket interesit publik! Sidomos publikimi i pagave u çorri maskën qindra mijërave të cilët gllabërojnë para e mbushin sirtarët me lekë të dyshimta! Një rast i tillë skandaloz shënohet në kompaninë më të madhe të naftës në vend atë të Albpetrol-it! Ish drejtori Baftjar Zeqaj kandidoi për deputet në Rroskovec. Si rregull ai duhej të bënte dorëheqje nga drejtimi i kompanisë një muaj para datës 25 prill që përkon dhe me ditën e zgjedhjeve! Në fakt atëherë kështu u tha por kjo nuk paska ndodhur! Sipas publikimit të fundit Zeqaj është paguar me pagë 2 milion e 980 mijë lekë të vjetra si drejtor i Albpetrol! Çudia dhe skandali nuk do shumë mund për ta kuptuar. Në muajin prill sipas publikimit të pagave Flamur Mato i prezantuar si zëvëndës i Zeqaj në postin e drejtorit për shkak të kandidimit të Zeqaj për deputet ka marr rrogën 4 milionë e 890 mijë lekë të vjetra!!! Sipas këtij fakti të padiskutueshëm i bie që Albpetrol sh.a në periudhën e dyshes Batjar&Flamur kjo Kompani të ketë patur mbi “kokë” dy drejtorë! Bie në sy dhe dicka tjetër! Ish-drejtori Flamur Mato tashmë i shkarkuar prej muajsh dhe nën hetim ka qënë më i “zgjuar” nga ish-drejtori Baftjar Zeqaj. Ai ka “sistemuar” sapo është bërë drejtor një pagë për vehte më të majme se Zeqaj! Ndoshta kjo eshte histori tjetër por këtë radhë dëshiroja të cekja skandalin e dyshes Zeqaj-Mato në Albpetrol sh.a, kompani të cilën e trajtuan si lopën e kasolles së tyre për ta mjelë sipas dëshirave dhe klientëve të tyre! Duhet theksuar se Kompania Albpetrol sh.a në periudhën që u drejtua nga dyshja Zeqaj&Mato njohu pak ndryshime né ditët e para të emërimit të Zeqaj, ndërsa në vijim të dy të lartpërmëndurit i ranë me “top” vetëm për përmbushjen e interesave të tyre në unison të plotë dhe me orekset e dy-tre deputetëve socialist të qarkut Fier! Përmbulltazi po themi se Albpetrol me dy drejtorë është skandal që duhet ta shohin ata që e kanë për detyre për zbërthimin e këtij zinxhiri qartazi korruptiv! Kaq për sot!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu