Ambasadori i Ukrainës në OKB Sergiy Kyslytsya ka krahasuar liderin rus Vladimir Putin me Hitlerin.
Duke folur në OKB, ai tha se pushtimi rus i Ukrainës ka për qëllim “të privojë Ukrainën nga e drejta për të ekzistuar”.
Ata kanë ardhur për të zgjidhur çështjen e Ukrainës.
Kyslytsya shtoi:
Më shumë se 80 vjet më parë, një tjetër diktator u përpoq të zgjidhte përfundimisht çështjen e një populli tjetër. Ai dështoi dhe bota u përgjigj në mënyrë të vendosur dhe të bashkuar.