Vllaznia e merr seriozisht Erzenin, ja pse fitorja vlen dyfish për shkodranët

0

Vllaznia nuk shkëlqeu në fitoren e fundit, por kjo pak rëndësi ka në kampin shkodran, pasi tashmë Bylis është arkivuar dhe mendohet vetëm për ndeshjen e radhës, atë kundër Erzenit, që do të luhet në “Loro Boriçi”.

Josa uli me këmbë në tokë menjëherë të tijtë me deklaratat pas ndeshjes dhe më shumë se sa kundërshtari që është përballë, numri një i stolit shkodran mendon se si të punojë me ekipin e vet për të bërë më mirë në fundjavë, natyrisht me synimin për të marrë maksimumin, pasi më pas Vllazninë e presin ndeshje të vështira, me Kukësin dhe Tiranën.

Fitorja ndaj Erzenit do të vlente në shumë aspekte, përveçse do ta kalonte këtë rival në renditje, do të shtonte besimin te kuqeblutë, njëkohësisht do të shkonin me moral më të lartë në duelet direkte.

Edhe futbollistët e dëmtuar po rikuperohen, pavarësisht se stafi teknik nuk po nxitohet, sidomos me Latifin, i cili po stërvitet me grupin dhe ndoshta mund të marrë minuta në fundjavë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu