Vllaznia kryeson sërish/Triumfon ndaj Skënderbeut në “Loro Boriçi”

0

Vllaznia kryesuese shkatërron në “Loro Boriçi” Skënderbeun, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Superligës.

Shkodranët vazhdojnë kështu serinë e rezultateve pozitive, duke ruajtur vendin e parë në rënditje dhe duke pritur e qetë sfidën e ndjekësit më të afërt Kukësit, që në 16:45 luan përballë Partizanit.

Me këtë fitore, shkodranët shkojnë në kuotën e 25 pikëve, kundrejt 18 të Kukësit, ndërsa Skënderbeu vijon formën e dobët duke u rënditur e parafundit në rënditje me vetëm 6 pikë.

Golat: Imeri 1′, Ardit Hoxhaj 35′, 42′, 53′, 60′ / Mensah 62′

Në ndeshjet e tjera Bylis fitoi ndaj Apolonisë me rezultatin 3-1, ndërsa Kastrioti mposhti minimalisht 1-0 Laçin.

Në 16:45 luhen sfidat Partizani-Kukësi dhe Teuta-Tirana.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu