Vlora në pritje të çel zyrtarisht sezonin veror, por turistët kanë nisur të frekuentojnë plazhet edhe pse temperaturat mbeten ende të luhatura.
Bashkia ndërkohë ka nisur pergatitjet për pastrimin e plazheve publike, punimin e rërës si dhe ka hapur thirrjen për punësimin e vëzhguesve.
Ndarja e parcelave të plazheve mbetet ende e papërfunduar për vijën bregdetare të Vlorës.
165 kërkesa të miratuara që prej vitit të kaluar.
Për vitin 2022 procesi ende nuk është mbyllur në miratimin e kontratave. Por ka përfunduar aplikimi i të interesuarve.
50 parcela mbetem ende të lira. Pritet vendimi i ministrisë së turizmit dhe agjencisë kombëtare të bregdetit.
Aplikimet janë kryer në e-albania më pas pritet të mblidhet grupi për ti miratuar dhe për të vendosur se kujt do ti jepen plazhet në përdorim, gjë e cila ende nuk është bërë.
Rastet i takojnë vijës bregdetare Seman-Darëzezë deri në Orikum.
Sa i takon pastrimit të plazheve, është Komiteti i Turizmit (task forca e drejtuar nga Prefekti) ajo që kujdeset për pastrimin dhe mbarëvajtjen e hapësirave të plazheve.
Problem në plazhet e Vlorës mbeten inertet e mbetura nga shembjet e muajit të fundit. Dhjetëra plazhe, beach bare, ndërtime të lehta e të rënda janë shembur nga Imt dhe IKMT por inertet vijojnë të mbeten në vend.