Vodhën lekë e euro nga një makinë në Llogara, arrestohen dy të rinjtë nga Tirana

0

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë shtetasit A. A., 37 vjeç dhe M. T., 38 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, te shesh-pushimi në Llogara, kanë vjedhur nga automjeti i një shtetasi, një shumë parash në lekë dhe në euro.

Po ashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. C., 38 vjeç, pasi dyshohet se nga objekti në pronësi të tij, në lagjen “1 Maji”, Himarë, janë derdhur ujëra të zeza që kanë shkaktuar ndotje të mjedisit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu