Vodhën mbi 100 mijë euro në banesën e ish-mjekes, shpallen në kërkim 2 autorët

0

SHKODËR- Dy persona janë shpallur në kërkim në lidhje me vjedhjen e mbi 100 mijë euro në një banesë në qytetin e Shkodrës ditë më parë. Policia bën me dije se ka identifikuar 2 autorët e dyshuar të cilët i kanë shpallur në kërkim.

Nga operacioni janë sekuestruar 3 maska, 1 kapuç, 5 celularë, një sasi kanabisi dhe sende të tjera të kundërligjshme, që u gjetën në banesat e tyre. Policia bën me dije se të shpallur në kërkim janë 27-vjeçari me inicialet F. Sh dhe 34-vjeçari me inicialet M. Gj.

Ata akuzohen për veprën penale “vjedhja” me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim dhe “prodhimi dhe shitja e narkotikëve. Vjedhja ka ndodhur më 12 Shkurt, në një banesë në lagjen “Qemal Stafa” në pronësi të një ish-mjekeje.

“Të kërkuarit janë F. Sh., 27 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “vjedhja” me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim dhe M. Gj., 34 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “vjedhja” me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim dhe “prodhimi dhe shitja e narkotikëve.

Gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 3 maska, 1 kapuç, 5 celularë, 5 palë targa dhe sende të tjera të kundërligjshme, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e 34-vjeçarit kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa. Materialet e dosjes penale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme,” thuhet në njoftimin e policisë.