Vodhën rrjetat mbrojtëse të rrugës, arrestohet organizatori dhe procedohen pesë bashkëpunëtorët

0

TIRANË- Arrestohet një person dhe procedohen pesë të tjerë në Tiranë për vjedhje. Mësohet se 32-vjeçari G.A dhe pesë bashkëpunëtorët e tij A. Sh 43 vjeç, Y. D 52 vjeç, L. Q 21 vjeç, A. A 20 vjeç, dhe M. K 42 vjeç, kanë vjedhur rrjetat me tela të cilat shërbejnë për mbrojtjen e Rrugës së Arbërit.

32-vjeçari organizator, u arrestua në flagrancë duke vjedhur, ndërsa bashkëpunëtorët e tij u proceduan penalisht.


Njoftimi i Policisë:

Vodhën rrjetat me tela që shërbejnë për mbrojtjen e Rrugës së Arbërit, arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohen penalisht 5 të tjerë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, se disa shtetas kishin vjedhur rrjetat me tela që shërbejnë për mbrojtjen e Rrugës së Arbërit, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tyre, përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat u kap në flagrancë duke vjedhur dhe u arrestua shtetasi G. A., 32 vjeç, banues në Bajram Curri, për veprën penale “Vjedhja”. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit A. Sh., 43 vjeç, Y. D., 52 vjeç, L. Q., 21 vjeç, A. A., 20 vjeç, dhe M. K., 42 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet të organizuar nga shtetasi G. A., kanë vjedhur rrjetat me tela që shërbejnë për mbrojtjen e Rrugës së Arbërit. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu