Vodhi makinën dhe çoi të gjithë policinë e Athinës në këmbë, çfarë e tradhëtoi shqiptarin

0

Mediat në Greqi kanë publikuar detaje të reja rreth shqiptarit që vodhi një automjet në Athinë mëngjesin e së premtes. Sipas policisë, fatin e tij e vulosi celulari i pronares së makinës që ndodhej në automjet pasi ai e kishte vjedhur.

Policia po monitoronte GPS në telefonin e pronares së një Peugeot-i nga Vouliagmeni në qendër të Athinës. Pasi u lokalizua automjeti, policia ndaloi edhe 35-vjeçarin shqiptar i cili ka precedentë për vjedhje dhe drogë.

Por ai i dha gaz makinës dhe tentoi të arratisjes. Kjo skenë shkaktoi një mobilizim të konsiderueshëm në qendër të Athinës ndërsa shqiptari mbeti i plagosur në këmbë pasi policia hapi zjarr. Ngjarja nisi në një shkollë në Vouliagmeni dhe përfundoi në rrugën Marnis. Makina u parkua jashtë një shkollë në Vouliagmeni nga një grua e cili po shoqëronte të birin në shkollë.

Duke nxituar, ajo e la makinën ndezur dhe çelësat në timon. Mesa duket 35-vjeçari shqiptar përfitoi nga ky moment për të vjedhur makinën dhe për t’u larguar. Gruaja shkoi për ta denoncuar vjedhjen në polici dhe qëlloi me fat pasi në çantën që e kishte në makinë ishte dhe celulari që i dha policisë vendndodhjen dhe rrugën e ndjekur nga hajduti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu