Vogëlushët nderojnë Romën dhe Jose Mourinhon. Në Olimpico, verdhekuqtë ia dalin të marrin një barazim në një moment kur skuadra po mundej me shifrat 0-2. Pjesa e parë nisi në mënyrë të shkëlqyer për Veronën që gjeti edhe rrugën e rrjetës në minutën e 5’ me anë të Barak.
Kur pritej që Roma të hidhej në sulm për të reaguar, Tameze dyfishoi gjithçka për ta bërë edhe më të vështirë ndeshjen për kryeqytetasit. Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë, me ekipin e Mourinhos që dukej i pafuqishëm përballë Veronës.
Megjithatë, në pjesën e dytë Roma tregoi një tjetër fytyrë. Mourinho vendosi të aktivizonte talentin e primaverës, Volpato në minutën e 62. Vetëm tre minuta më vonë, ishte pikërisht australiani 18 vjeçar që ngushtoi diferencat duke e çuar rezultatin në 2-1. Barazimi i tretë rradhazi për Romën, që duket se do të ketë shumë probleme këtë sezson.