Albana Vokshi: Shpresoja sot merrnit tjetër vendim, t’i bashkoheshit 4200 firmëtarëve në dt 11 dhjetor. Vendimi juaj është akt përccarës, jo demokratik autoritarist. Neni 46: Kuvendi përfaqëson forumet dhe vendimmarjen e anëtarësisë. Ju sot nuk po përfaqësoni e po fyeni 4200 anëtarë të Kuvendit kur përmendni Tomën-Aqifi Suel Rrahja. Neni 43 përcakton 1/4 e firmëtarëve, janë mbledhur shumë më shumë. Sfidoj znj Duma dhe znj. Pampuri të vijnë e së bashku të ccertifikojmë firmat e degëve 9 dhe 11 se i njohin. Janë mbi 75% e firmave të delegatëve. Ftoj të gjitha zonjat e gra të punës që keni ngritur ju, të ccertifikojnë firmat e ldgsh se kanë qenë pjesë e procesit zgjedhor të deritanishëm të LGDSH. Janë më shumë se 75% e delegatëve që kanë firmosur. Thoni pse i fusni në kasafortë: po nëse ju vidhni fb dhe simbolet e LDGDH si mund t’ju besojmë firmat. Flisni për struktura paralele, por ju keni krijuar struktura jashtë partisë që linccojnë këdo që mendon ndryshe nga ju e është kritik i juaji. Struktura paralele po krijoni ju: keni ngritur një Grup për LDGSH ndërkohë që po fyeni mundin e 10 mijë grave që kanë marrr pjesë e këtij procesi vitin që shkoi. Ju po krijoni struktura paralele me vendime antistatuore, antidemokratike. Ju ka rënë popullariteti, përballuni me Berishën në Kuvend e nëse fitoni ju na keni pas. Demokracia është VOTË. E nuk është uzurpim i hapësirave që nuk ju takojnë. Vendimet në 11 dhjetor i merr anëtarësia jo ju.