Von der Layen nesër mbërrin në Shqipëri, Soreca zbulon detaje nga takimet me Ramën dhe Metën

0

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca ka zbuluar detaje nga vizita e Ursula von der Layen në Shqipëri.

Qëllimi i kësaj vizite është për të dërguar një sinjal të fortë për vendet e rajonit për angazhimin e BE në procesin e zgjerimit. Presidentja e Komisionit Evropian ditën e nesërme (28 shtator) do të mbërrijë në një vizitë zyrtare në Tiranë ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin e Republikës, Ilir Metën.

“Mezi presim të vijë Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen. Flamuri i Bashkimit Evropian! Përpara Samitit BE-WB6 në 6 Tetor, Presidentja do të vizitojë rajonin këtë javë, duke filluar udhëtimin e saj nesër në mëngjes nga Shqipëria. Ajo do të pritet nga kryeministri Edi Rama dhe Ilir Meta”, shkruan Soreca.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen të mërkurën do të vizitojë Kosovën e cila prej ditësh ndodhet në një situatë të tensionuar për shkak të konfliktit në kufirin me Serbinë. Në fund të këtij muaji Ursula von der Leyen do të bëjë vizita në disa vende të Ballkanit Perëndimor. Pas Prishtinës, von der Leyen ka në plan ta vizitoj Podgoricën e Beogradin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu