Vota e Diasporës/ Numërohen 94 896 zarfe me fletëvotimi nga jashtë, PS kryeson

0

Tiranë- Zgjedhjet parlamentare 2025. Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit vijon me numërimin e zarfeve të zgjedhësve nga jashtë, ndërsa numërimi i votave brenda vendit është mbyllur.

Deri në orën 15:40, në total janë numëruar 94 896 zarfe të ardhura nga diaspora, nga 194 889 që janë në total.

Në rezultatet e publikuara nga KQZ, deri në orën 15:40, janë 50 814 vota për Partinë Socialiste ose 54.02 %

Ndërsa 26 768 vota për Partinë Demokratike -Aleanca për Shqipërinë Madhështore ose 28.46 %

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” ka marrë 7935 vota ose 8.44 %

Partia Mundësia ka marrë 3335 vota ose 3.55 %

“Lëvizja Bashkë” ka marrë 2467 vota ose 2.62 %

Partia Socialdemokrate ka marrë 1101 vota ose 1.17%