Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj ka folur në një deklaratë për mediat sa i takon votimit të ligjit për hapjen e dosjeve për ish bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit.
Alibeaj: PD, padia antikomuniste në Shqipëri duhej të bënte këto akte për disa arsye. Për një interes të drejtpërdrejtë të shoqërisë shqiptare. Shoqëria shqiptare nuk mund të vijonte të mos njihte të shkuarën e vet. Nuk do të mund të reflektonte, nuk do të mund të nxirrte leksione për të ardhmen. Tarnzicioni na ka treguar të gjithëve kur nuk bëhet transparencë për atë që ka ndodhur në 50 vite diktaturë.