Voton në Njësin Administrative Luzi i Madh, kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, Hekuran Xhani

0

Voton në Njësin Administrative Luzi i Madh, kandidati për kryetar bashkie i “Shtëpisë së Lirisë”, Hekuran Xhani.

Hekuran Xhani i bën thirrje qytetarëve të votojnë për kryetarin e bashkisë që ata dëshirojnë. Gjithashtu, ai falenderon qytetarët dhe komisionerët për kulturën dhe qetësinë që po ruajnë sot.

Lidhur me numrin e ulët të votuesve, Xhani shprehet se shkak është moti jo i qëndrueshëm dhe largimi nga vendi i banorëve. I pyetur për videon e cila doli pak ditë më parë ku Z.Xhani ishte duke sharë partitë në Shqipëri dhe veçanërisht partinë ku ai kandidon për kryetar bashkie. Hekuran Xhani sqaron se në ato momente ka qenë një qytetarë i thjeshtë dhe ka dhënë opinionin e tij për shpopullimin e shqipërisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu