Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj justifikoi votimin “pro” në Kuvend për zgjatjen e mandateve të organeve të Vetttingut. Në fjalën e tij në Foltoren e Kuvendit, Alibeaj e pranoi vete se për koherencë me qëndrimet e mëparshme të opozitës, do të duhet që të kishin votuar kundër, por megjithatë nuk e bënë. E për këtë ka edhe një “qëllim” të mirë: e gjitha për të mirën publike. Po ashtu ka rëndituar edhe disa arsye të tjera.
“Të gjitha defektet që kanë cënuar reformën janë në sytë e shqiptarëve. Por duhet të themi edhe disa gjëra. Reforma filloi mbrapsht kur ligjet u votuan në mënyrë të njëanëshme. Ç’duhet bërë? Me të drejtë të zotit dhe ndjesi të lartë morale duhet të votojmë kundër se pari për koherencë morale. E kemi parashikuar derexhenë ku do ndodheshim. Por burrnia politike nuk është ajo që i shmanget kësaj Foltoreje. Nuk duhet të bishtojmë. Analet e historisë do të shkruajnë atë që kemi vendosur ne sot këtu. A kemi përgjegjësi publike për shtetformimin? Këtë menduam ne sot, dje dhe pardje? Me të drejtën e Zotit do votonim kundër, por shërbimi që do i bëjmë qytetarëve na detyroi që të vendosim pro, pa asnjë dridhje qerpiku. Media, njerëz do të thotë që shkuar bashkuar votën. Personalisht e pranoj por interesi publik prevalon. Konsiderojmë edhe partnerët tanë që ndodhen aty në lozhe. Ka edhe kosto për ne, e kuptoj. Ju imagjinoj të gjithëve në banaqe. Do e pranojmë edhe këtë për hir të integrimit. Miqtë e mi mbani kokën larg, ne kemi një vityt që zor se gjendet,”-tha në fjalën e tij Alibeaj.