Vranë me breshëri plumbash biznesmenin, dënohen me 47 vite burg dy autorët

0

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 27 vite burg Llej Liken, i cili akuzohet për vrasjen e biznesmenit Rakip Roli në fshatin Sanxahk të Kurbinit.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 10 dhjetor 2021. Pas një procesi të gjatë gjyqësor, i riu u gjet fajtor për veprat penale të vrasjes me paramendim dhe armëmbajtjes pa leje.

Ndërsa si bashkëpunëtor në këtë krim u dënua me 20 vite burg dhe Klauido Gjegji (Beleshi).

Ky i fundit fillimisht u procedua per moskallëzim krimi, por referuar dosjes të hetuar nga prokurori Françesk Ganaj, organi i akuzës arriti të provojë se vrasja e biznesmenit Rakip Roli është realizuar nga Llej Lika në bashkëpunim me shokun e tij Klaudio Gjegji (Beleshi).

Që prej momentit të arrestimit të tij dy ditë pas ngjarjes, Lika ka deklaruar para hetuesve se ka vepruar i vetëm në vrasjen e biznesmenit në shenjë hakmarrje, pasi ai bashkë me dy djemtë e tij e kishin dhunuar disa ditë para ngjarjes.

Por nga hetimet ka rezultuar se krimi është kryer në bashkëpunim me Klauido Gjegji (Beleshi) dhe trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari i Lezhës Ilir Përdeda dha dënimin maksimal për dy të rinjtë.

Rakip Roli ishte duke udhëtuar me automjetin e tij kur u qëllua me breshëri arme. Shtatë plumba e kapën në trup 55-vjeçarin duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Një ditë pas ngjarjes policia vuri në pranga autorët e dyshuar, të cilët u kapën në një banesë në Fushë-Milot.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu